Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-deputeti i VV-së zbulon se a do të dorëhiqet Kurti

 
   

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli foli për situatën politike në Kosovë.

Ai u ndal te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku tha se ky i fundit nuk dëshiron të japë dorëheqjen, por i bën ftesë opozitës për shpërbërjen e Kuvendit.

Më tej tha se Kurti kërkon t’ia lejë përgjegjësinë Kuvendit të Kosovës, dhe të duket sikur është dorëzuar.

“Sa i përket unitetit transatlantik ai do të vazhdojë të mirëmbahet për shkak të luftës në Ukrainë nga administrata aktuale e Biden. Kjo do të vazhdojë deri në zgjedhjet në BE dhe në SHBA. Dallimi ndërmjet situatës para 4 vitesh është që Kurti e di që opozita nuk ka kapacitetet, është duke ndjekur një strategji tjetër. Nuk dëshiron të japë dorëheqje, por i bën ftesë opozitës që zgjedhjet e parakohshme të vijnë përmes shpërbërjes së Kuvendit, në një farë mënyrë përgjegjësinë dëshiron t’ia lë Kuvendin dhe jo të lërë përshtypjen se është dorëzuar. Kurti kërkon ta bëjë me përgjegjësi Kuvendin dhe jo veten“, tha ai për ABCnews.