Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka shkruar se është shumë e tronditur me sulmet terroriste në veri dhe vdekjen e policit të rënë në detyrë.
Ismaili ka kërkuar nga institucionet e shtetit vigjilencë. Mirëpo, ajo ka shtuar se “Kosova nuk guxon të mbetet heroi i vetmuar që po përballet me struktura kriminale dhe terroriste të luftrave të Serbisë nëpër rajon, dhe as të pandehë (gabueshëm) veten si heroi i vetmuar i rezistencës kundër Rusisë në Evropë”.
Postimi i plotë:
Shumë e tronditur me sulmet terroriste në veri dhe vdekjen e policit të rënë në detyrë. Familjes dhe kolegëve ngushëllimet e mia! Ndjejmë dhimbje sa më s’ka!
Jam e pikëlluar me të gjitha zhvillimet që çuan deri në këtë tragjedi kombëtare dhe jam jashtëzakonisht e brengosur për zhvillimet që mund të pasojnë!
Kërkoj nga institucionet e shtetit vigjilencë dhe të zgjas dorën e mbrojtjes dhe sigurisë për të gjithë, dhe për qytetarët tonë në veri, në veçanti.
Rrethanat e izolimit të Kosovës dhe stërkeqjes së marrëdhënieve me aleatët tonë strategjik rëndojnë mbi fatalitetin në realitetin e sapokrijuar.
Dialogu është mënyra e vetme përpara.
Shteti ynë, Kosova, nuk guxon të mbetet heroi i vetmuar që po përballet me struktura kriminale dhe terroriste të luftrave të Serbisë nëpër rajon, dhe as të pandehë (gabueshëm) veten si heroi i vetmuar i rezistencës kundër Rusisë në Evropë.
Dialog dhe bashkërendim.