Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka thënë se Serbia duhet të dorëzojë përgjegjësit për sulmin terrorist në veri të Kosovës.
Siç tha ai për Euronews Albania, të gjithë kriminelët e përfshirë përveçse duhet të ndalojnë sulmet, duhet të dalin dhe para drejtësisë.
“Serbia duhet të ndërmarrë veprime në mënyrë të menjëhershme për t’i dhënë dorën Perëndimit dhe për t’i vendosur para drejtësisë serbe, ose t’i dërgojë drejtësisë kosovare kriminelët që morën pjesë në këtë sulm”.
“Ky është hapi i parë. Nuk ka asnjë mënyrë që të ecim përpara përveç diskutimeve”.
“Pra, unë shpresoj që palët t’i kthehen tryezës së negociatave dhe është përgjegjësia e të dy palëve për të bërë diçka të tillë”.
“Ka një rrugë për të ecur para, kjo është e theksuar të marrëveshja e Ohrit dhe po ashtu kërkon zgjidhjen e problemit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo është mënyra si mund të ecin përpara”, u shpreh Wisner.