Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-diplomati: Do të ishte në interes të Kurtit që ta rrëzojnë nga pushteti

 
   

Ish-diplomati, Blerim Canaj, tha se do të ishte në interes të kryeministrit, Albin Kurti, që ta rrezonin atë nga pushteti.

Madje sipas tij, në qoftë se vazhdon kjo situatë e tensionuar në komunat veriore, Kosova mund të ketë edhe ndonjë kolaps ekonomik.

“Mendoj që do të ishte në interes të Kurtit që atë ta rrëzonin, për shkak se përsëri do të luante me të njëjtën letër sikur herën e kaluar, ta luante viktimën me tendencën e ngritjes së votës. Kurtit i duhet edhe një figurë armike, e atë figurë armike po mundohet ta krijojë me Edi Ramën, për shkak se gjithmonë paraqitet si i sulmuari. Deri më tani çdo hap që e kemi bërë kemi qenë në përcjellje të partnerëve tanë strategjikë, tanimë veç i kemi humbur ata. Nëse vazhdon gjatë, atëherë Kosova mund të ketë edhe ndonjë kolaps ekonomik, për shkak se zhvillimi ynë varet nga përkrahja politike e partnerëve tanë. Në njëfarë forme jemi të izoluar”, deklaroi Canaj.

Ndërkaq, i pyetur se si mund të jetë veriu pas gjithë kësaj krize, Canaj tha se Kosova tani është në pikën zero, derisa shtoi që integrimi i pakicës serbe atje do ishte i domosdoshëm.

“Ne atje i kemi pasur një pjesë të mirë të institucioneve, ndërsa tani i kemi 2 apo 3 kryetarë të komunave për të cilët nuk e dimë a janë në zyre a po jo. Duke qenë në një pozicion ku na duhet përkrahja ndërkombëtare, së paku duhet të sillemi në mënyrë konstruktive”, theksoi tutje Canaj.