Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, thotë se Sigurimi Shëndetësor për Policinë e Kosovës, ka qenë nevojë e përhershme, pasi që policia i ekspozohet rrezikut, pasi është profesion i tillë.
‘’Kjo ka qenë nevojë e përhershme me ndodhë. Unë e kam drejtuar gjatë Policinë e Kosovës. Kjo polici vazhdimisht i ekspozohet rrezikut për shkak të profesionit që e ushtron. Ju e dini se edhe disa policë kanë humbur jetën në detyrë e shumë të tjerë që janë lënduar, dhe nevoja për sigurim shëndetësor është jetike’’, thotë ai.
Ahmeti, madje thotë se Policia e Kosovës, është e vetmja në botë që nuk ka sigurime shëndetësore.
‘’A ka dikë ndonjë Polici në botë që nuk ka sigurime shëndetësore? Kjo ishte dashur të ndodhë që Policia e Kosovës të ketë siguri’’, potencon ai.
Ish-drejtori i Policisë thotë se ka pasur raste kur vetë policët është dashur ta ndihmojmë kolegun e tyre për të blerë barna dhe gjëra të tjera.
‘’Sigurimi shëndetësor i ofron siguri policit, e polici i ofron siguri familjes, ndërsa siguria e familjes është siguri e vendit. Ne është dashur të i ofrojmë policit ndihma dhe barna kur janë shtruar në spital dhe kjo është e papranueshme’’, thekson Ahmeti.