Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese: Dërgimi i draftit në Kushtetuese është obligim, jo tradhti

 
   

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur mbi çështjen e dërgimit të draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim nga qeveria.

Kryeziu tha se draft-statuti i Asociacionit s’po dërgohet në Kushtetuese, pasi sipas tij, po konsiderohet se bëhet ndonjë tradhti, teksa shtoi se dërgimi i draftit në gjykatë nuk është tradhti, por është obligim.

“Edhe pushteti gjyqësor është pushtet gjyqësor, është i barabartë me pushtetin ekzekutiv. Kështu që nuk duhet të ketë frikë në këtë drejtim, por ta përmbush obligimin e vet që është edhe kombëtar edhe ndërkombëtar”.

“Mund të ketë efekte elektorale, por ato s’duhet shikuar në këto situata sepse është problemi i shtetit. Në këtë sens unë mendoj që kryeministri ka mjaft përgatitje intelektuale dhe politike që duhet ta dërgojë sepse s’ka alternativë tjetër”, tha ai në “Edicioni Special” .

Më tej, Kryeziu tha se me dërgimin e draftit në Kushtetuese, qeveria e kryen detyrën e vet ligjore, ndërsa Gjykata Kushtetuese e merr vendimin përfundimtar, e më pas, sipas tij, vendimet e Kushtetueses bëhen ligje.