Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-hetuesi në veri tregon tri mesazhet që përcolli Qeveria me vendosjen e nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga veriu i vendit se është vendosur gur-themeli i një nënstacioni policor të ri në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti për vendosjen e gurthemelit të një nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit, deklaroi se është “vendim i qëlluar”.

Ai shtoi se ky veprim nga ana e shtetit të Kosovës dërgon “mesazh” për qytetarët, grupet ekstreme por edhe për vet shtetin serb se Prishtina zyrtare është këmbëngulëse në kontrollin e territorit të vet sipas kufijve administrativ.

“Shumë vendim i qëlluar nga Qeveria e Kosovës. Mesazhi që Prishtina ua dërgon qytetarëve por edhe grupeve ekstreme është shumë dimensional.  Së pari, ndërtimi i nënstacionit policor do të thotë ofrimi i sigurisë për jetën, punën dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ky nënstacion nënkupton mesazh ndaj grupeve ekstreme dhe tek grupet që janë marrë që 23 vite me kontrabandë, por është edhe mesazh tek shteti i Serbisë i cili në preambulën e vet që nga 2006 e ka vendos Kosovën si territor i saj. Por d.m.th Prishtina është këmbëngulëse në kontrollin e territorit të vet sipas kufijve administrative”, deklaroi ish-hetuesi i PK-së Mehmeti për RTV Dukagjinin.

Mehmeti tha se nënstacion i vendosur në Izvor të Zveçanit do të shërbejë për rritjen e sigurisë së qytetarëve por dhe garanci për sigurinë e vet shtetit.

“Kanali i Izvorit ka shërbyer për kontrabandë dhe grupet kriminale, që më 24 shtator të 2023, e kanë shfrytëzuar rrugën për hyrje në Kosovë. Ky nënstacion do t’i shërbejë rritjes së sigurisë, vet qytetarëve dhe vet shtetit në tërësi. Gjithsesi, edhe më herët kemi pasur ndryshime radikale nga Qeveria e Kosovës karshi veriut, dhe gjithnjë barten mesazhe se Prishtina është këmbëngulëse në kontrollin e  territorin e vet. Edhe pse vonë, është arritur gjëra të mira në veri, të përkrahur nga banorët shqiptar dhe serb. Qeveria e Prishtinës iu ofron siguri, kanë jetë më të qetë dhe më të sigurt për pronën e tyre, lëvizjen e lire dhe për familjet e tyre”, vijoi Mehmeti.