Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-inspektori i AKI-së: Prezenca e NATO-s pamundëson agresion klasik ushtarak të Serbisë në Kosovë

 
   

Gjenerali gjerman i NATO-s, Ralf Hammerstein, ka paralajmëruar se më shumë ushtarë do të nevojiten në të ardhmen në Kosovë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin, pasi sipas tij, situata në Ballkanin Perëndimor vazhdojë të jetë e brishtë.

Këtë e ka komentuar edhe ish-Inspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Ai ka thënë që prezenca e NATO-s në Kosovë, parandalon agresionin serb.

Megjithatë, sipas tij kjo është edhe arsyeja që Serbia po financon grupe kriminale.

“Në ndërkohë, në raport në Kosovën, është e qartë se prezenca e shtuar e ushtarëve të NATOs pamundëson agresion klasik ushtarak të Serbisë. Prandaj, Serbia dhe strukturat e sigurisë së atjeshme po përdorin dhe sponsorizojnë grupe të armatosura paramilitare”, u shpreh ai.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.