Ish-kampioni botëror në karate, Enver Idrizi, ka bërë shaka me deputetin e PDK-së, Hisen Berishën, për përleshjen fizike javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Idrizi, që takohet me deputetin Berisha në një nga kafiteritë e Prishtinës, dëgjohet t’i thotë atij se duke u rrahur në Kuvend, ua “kanë marrë bukën” sportistëve të arteve marciale.
“Ma keni marrë bukën. Po rreheni aty në Parlament, ajo është buka jonë”.
Deputeti Berisha shihet ta marrë këtë shaka me sportivitet, duke e vazhduar bisedën me ish-karateistin.