Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish këshilltari i Thaçit: Nuk ka asnjë provë apo dëshmitar që provon akuzat

 
   

Sot bëhen 3 vite që kur Dhomat e Specializuara në Hagë bënë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian dhe ish-këshilltari i Thaçit tha se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmitar që të vërtetojë akuzat që janë ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK.

“Bazuar në ato që kam parë në seancat e hapura publike, një gjë është e sigurt; asnjë nga ata që kanë dëshmuar deri sot nuk i kanë shërbyer provave të cilat duhet të dëshmonin akuzat e prokurorisë.

E njëjta gjë është edhe për dëshmitarët e seancave të mbyllura, asnjë nga ata nuk i përfshin Thaçin dhe të tjerët në krimet e aluduara. Por publiku nuk ka transparencë për këtë proces se seancat po mbahen të mbyllura”, tha ai.