
Gjatë kohës sa Hashim Thaçi ishte në pushtet, Artan Behrami ishte në ekipin e këshilltarëve të ngushtë të tij.
Por viteve të fundit Artan Behrami luante rolin e analistit, duke dhënë gjoja analiza të pavarura, në shumë raste edhe me humor duke tallur kundërshtarët politik të PDK-së.
Ai së fundmi kishte edhe një emision televiziv, ku ftonte mysafir për diskutime politike.
Por me afrimin e zgjedhjeve nacionale dhe hartimin e listave për deputetë nga partitë, ai u “zhvesh” nga roli i analistit dhe “veshi” petkun e PDK-së, ish lideri të së cilës i shërbeu me vite.
Artan Behrami mbanë një numër në pjesën e dytë të listës së PDK-së, duke synuar të bëhet deputet i kësaj partie.