1
Hoxha Sabahudin Selimi ka reaguar pas akuzave të rënda nga kolegu i tij Feim Dragusha, se ia ka marrë gruan.
Teologu Feim Dragusha ka hedhur këto akuza e pretendime në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook të enjten e javës së kaluar. Ai ka dalë me akuza ndaj dy hoxhallarëve nga Vitia, për komplot për t’ia grabitur gruan e tij dhe mveshur akuza të rreme për ‘dhunë në familje. Dhe kishte thënë se për këtë ndodhi janë të informuar si dega Bashkësisë Islame në Kosovë në Viti dhe qendra tash e një kohë.
E lidhur me këto akuza ka reaguar, Sabahaudin Selimi. Ai i ka quajtur shpifje të rënda, shkruan Insajderi.
“Sqarim për opinionin publik Unë, Sabahudin Selimi, ndjejë nevojën të bëjë këtë sqarim publik, për të gjithë ata të cilët nga dita e xhuma ( prmete ) , kanë janë shqetsuar nga disa shpifje nga më të rënda që janë bërë në drejtim timin. Fillimisht, të gjitha këto shpifje që janë paraqitur në media dhe disa komunikime me njerëz përmes formave të ndryshme, shpifjet ka bërë një person të cilin po e përshkruaj më do të poshtë e cili e ka përvojën dhe praktikat e tij për të ndërtuar trillime të tilla. Këto shpifje kanë nisur që nga janari i vitit 2024, nga një person tashmë i njohur për publikun. Pasi nuk ka mundur të dëshmojë akuzat e tij në organet kompetente, ka vendosur t’i bëjë publike në media dhe rrjete sociale, me qëllim që të më dëmtojë imazhin mua dhe lëndoj familjen time, madje, në këtë çështje ka përfshirë edhe udhëheqës të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, përkatësisht kryetarin Hoxhë Husamedin Hoxha dhe anëtarin e këshillit, prof. dr. Bali Sadiku.”
“Personi në fjalë është një recidivist i njohur për dhunë në familje, si për autoritetet në Zvicër ashtu edhe për ato në Kosovë, madje në Google vetem shkruani imami Feim Dragusha dhe keni për të hasur dhjetra shkrime të medias Europiane për krimet e tijë si dhe arsyet e largimit të tijë nga shtet e BE dhe shtetit Zvicërran. Për të dëshmuar këtë, po përmend disa raste: Ì Gruaja e tij e parë, me të cilën ka katër fëmijë dhe jetonte në Zvicër, e ka denoncuar në policinë lokale për keqtrajtim sistematik fizik poashtu edhe përdhunim. Më pas është martuar me një grua të dytë, me të cilën ka dy fëmijë, ndërkohë që ende ishte i martuar me të parën. Edhe kjo e dyta e ka denoncuar për dhunë fizike dhe psikike si dhe perdhumim, dhe si rezultat, është dëbuar nga Zvicra me vendim gjykates Zvicërrane Pasi është kthyer në Kosovë, është martuar sërish, por edhe kjo martesë ka përfunduar me ndarje, poashtu si rezultat i dhunes sistematike dhe purdhunimëve”, thotë tutje Selimi.
Ai ka përmendur edhe ish-gruan e Dragushës për të cilën po akuzohet, e që tani është gruaja e tij.
Përmes rrjeteve sociale, është lidhur me ish-gruan për të cilën flet sot, me të cilën ka pasur bashkëjetesë pa kurorë e cila detyrim nga feja Islame, dhe pa martesë civile. E ka lajthitur duke i thënë se si e ve, ajo mund ta martojë veten, gjë që është në kundërshtim me rregullat e fesë islame. Gjatë kësaj bashkëjetese, i ka ushtruar presion dhe dhunë të vazhdueshme që t’i gjejë një grua tjetër për martesë, çka edhe ka ndodhur përmes një shoqeje të saj. Pas dy muajsh, ai e ka ndarë edhe këtë të fundit. Ish-gruaja e tij, për të cilën flet sot, e ka denoncuar për dhunë fizike dhe psikike në fillim të vitit 2023. Për këtë vepër është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi ajo më vonë e tërhoqi padinë për shkak të presionit nga familja dhe gratë e shoqërisë së tij, dhe se ai kishte premtuar se këto gjëra më nuk do të përsëriten. Në fund të majit 2023, ajo e ka lënë përfundimisht për shkak të dhunës dhe për shkak se ai e kishte shkurorëzuar më shumë se tri herë, gjë që sipas fesë sonë e ndalon kategorikisht vazhdimin e martesës. Që nga ajo kohë, ajo ka jetuar me qira në Fushë Kosovë me fëmijet e sajë, në kushte të vështira ekonomike, megjithëse ai posedon një shtëpi në Bërnicë të Epërme dhe dy banesa në Prishtinë”.
Ai vazhdon, se me dëshirë ish gruaja e Dragushës ka ka vendosur të martohet me të.
“A është e logjikshme që një grua të jetojë me qira, ndërsa burri i saj të ketë në pronësi një shtëpi dhe dy banesa? Në janar të vitit 2024, me vullnetin dhe dëshirën e saj të plotë, ajo vendosi të martohet dhe jetojë me mua. Që nga ajo kohë, ky person ka vazhduar me presione të ndryshme, kanosje fizike e verbale, si dhe shpifje të shumta në media sociale, të cilat i kemi denoncuar në polici dhe për të cilat ekzistojnë dokumente zyrtare. Për shkak të rrezikut dhe kërcënimeve, ish-gruas së tij i është dhënë një urdhër mbrojtjeje për 6 muaj nga gjykata, i cili është shkelur disa herë nga ai. Unë personalisht e kam denoncuar për kanosje dhe sulm në Stacionin Policor në Dragodan në Prishtinë. Gjatë gjithë vitit 2024 dhe 2025, ai ka përdorur media, rrjete sociale dhe kontakte fizike për të përhapur shpifje dhe trillime ndaj meje dhe familjes sime”.
Selimi thekson se që nga ajo kohë kanë marrë kërcënime, e fyerje.
Madje ai ka koment edhe me akuzat nga një grua që kinse ka bërë rukje tek ai.
“Dyshohet gjithashtu se me një llogari false në Facebook me emrin “Hiti Hiti”, është paraqitur si grua nënë e pesë fëmijëve, duke pretenduar se ka ardhur për rukje te unë, dhe se unë i paskam thënë të ndahet nga burri që nuk falet, që ta martoj unë. Këto janë trillime të pastra dhe të neveritshme. Gjithashtu, në shumë sms private ka bërë komente fyese e të ulëta ndaj meje dhe ish-bashkëshortes së tij, si “terrorist”, “rrebijofcë”, “ISIS”, dhe fjalë të ulta banale, etj., të cilat tregojnë për nivelin e ulët të tij si dhe qëllimet e tijë të ulta. Në faqet e mia zyrtare në Facebook, në faqen e Hoxhës dr. Bali Sadiku, të Xhamisë së Pozharanit dhe Xhamisë Oaza në Zvicër, ka bërë komente denigruese dhe shpifje të rënda. Madje ka pretenduar rrejshëm se unë paskam qenë i dënuar për terrorizëm nga shteti i Kosovës, gjë që është plotësisht e pavërtetë dhe shpifje e rëndë. Në publikimet e tij të fundit ka etiketuar edhe personalitete të rëndësishme si: Myftiun e Kosovës z. Naim Tërnava, kryetarin e KBI-së në Viti z. Husamedin Hoxha, dhe prof. dr. Bali Sadikun. Ndër ata që dyshohet se e kanë ndihmuar në disa prej këtyre veprimeve është edhe shoku i tij, Hoxhë Fatmir Raqi. Duke pasur besim të plotë në institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti në Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit, besoj fuqishëm se personi në fjalë do të marrë dënimin e merituar për të gjitha kërcnimet, kanosjet, shpifjet dhe shkeljet që i ka bërë”, përfundon ai.