Gjetja e pesë zolave të tjera afër territorit të Manastirit të Banjskës, ka sjellë shqetësime të reja.
Në një lidhje direkte për KIKS Kosovën ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, tha se Serbia tanimë ka ndërruar taktikë dhe sulmet tanimë ata i planifikojnë përmes grupeve më të vogla.
Për KIKS-in ai tha se ata tanimë mund të përdorin edhe situatën e dinarit në mënyrë qe të nxisin qytetarët për konflikte të radhës me organet kosovare.
Sylejmani tha se mund të ketë trazira nga qytetarët serbë të nxitur, ani pse ata edhe janë të lodhur nga këto nxitje.
Sado që kontrollimi është shtuar në atë zonë pas atij sulmi, ish-Koloneli i Policisë së Kosovës për KIKS-in tha se rreziku që të ketë edhe më tutje sulme të tjera të vogla ekziston.
“Tani pas atij sulmi, kontrolli është shtuar dhe është minimizuar kontrabanda mirëpo ekziston gjithmonë rreziku që te ketë sulme në grupe më të vogla”, tha Sylejmani.