Pavarësisht eskalimit të situatës në Kuvend dhe ndërprerjeve që ndodhën mazhoranca vazhdoi seancën dhe miratoi projektligjin për pagën minimale.
Në këtë projektligj nuk janë përfshirë veteranët e luftës së UÇK-së.
Ata për sot kanë paralajmëruar protesta.
Ish-komandanti i UÇK-së, tani deputet i LDK-së, Anton Quni, thotë se pensioni të cilin e merr një veteran nëse nuk ka edhe të ardhura të tjera është i pamjaftueshëm.
Sipas tij, këta të fundit presin nga autoritetet qeveritare që të ndërmarrin hapa dhe veprime të duhura.
I, pyetur se a do të merr pjesë në protesta dhe se a i mbështet kërkesat e tyre, Quni është përgjigjur shkurt.
“Unë i mbështes si individ, si ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mendoj që kërkesat e tyre janë të drejta dhe do ta kenë mbështetjen time në çdo forme, në debate, në intervista, në parlament e të tjera sepse janë më të vërtetë kategori e cila kërkon të themi minimumin që atyre t’iu sigurohet një jetë e dinjitetshme”, është shprehur ai.