Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-kreu i AKI-së pretendon që trupat e KFOR-it janë vendosur në sheshet në veri: A mori KFOR-i detyra policore?

 
   

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, me anë të një shkrimi në Facebook, pretendon që trupat e KFOR-it janë vendosur në sheshet në veri të Kosovës.

Për këtë, ai ka pyetur udhëheqësit e vendit se cili është qëndrimi zyrtar për vendosjen e trupave të KFOR-it në sheshe në veri.

Tutje, Ramadani ka pyetur nëse Qeveria ka kërkuar ndihmë nga KFOR-i.

Reagimi i tij:

Ftoj lidershipin e Kosovës të zbardhë qëndrimin zyrtar rreth vendosjes së trupave ushtarake të KFOR-it në sheshe në veri:

1.

A kërkoi Qeveria ndihmën e KFOR-it?

Nëse po, si erdhi në vlerësimin që Reaguesi i Parë (Policia e Kosovës) ka nevojë për KFOR-in? Cilat kapacitet i paskan munguar Policisë?

Apo,

2.

A mori KFOR-i detyra policore përmbi institucionet e Kosovës, përkatësisht në zbatim të Rezolutës 1244 dhe kështu praktikisht zhvendosi Policinë e Kosovës nga rreshti i parë?

Nëse është kështu, çfarë reagimi ka bërë? Çka i ka thënë zyrtarisht KFOR-it? A kanë dërguar një letër apo kujt ia kanë letrën?

Lidershipi i Kosovës të tregojë të vërtetën për veriun!