Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, po qëndron për një vizitë në Ukrainë, shtet ky që është duke u përballur për më shumë se një vit me agresionin e Rusisë.
Selimi në rrjetin social “X” ka njoftuar për ftesën që ka pasur në konferencën e organizuar nga zvëndëskryeministrja e Ukrainës dhe Qendra për Europë të Re. Aty Selimi ka qenë si folës bashkë me zyrtarë dhe ish-zyrtar të Ukrainës, Malit të Zi, Polonisë etj.
Selimi ka takuar edhe deputetë të ndryshëm ukrainas, si dhe kryetarin e Kuvendit të tatarëve të Krimesë, Refat Çubarov. Ukraina së fundi ka emëruar Ministrin e Mbrojtjes nga komunteti musliman tatar.
Ambasadori i Turqisë në Kiev, Yağmur Ahmet Güldere ka shtruar drakë për ish-ministrin kosovar, ndërsa Selimi ka vizituar edhe Qendren e artit Goncharenko, te deputetit te famshëm urkainas Oleksey Goncharenko, i cili njihet për qëndrimet pro-njohjes së Kosovës.
Në një postim Selimi ka shkruar që “Ukraina është shtet që po ballafaqohet me një gjenocid që tashmë morri dhjetëra mijëra jeta njerëzish, por në këtë përpjekje ekzistenciale Ukraina nuk është e vetmuar. Bota demokratike, përfshi popullin e Kosovës qëndron krah Ukrainës, ndërsa ne duhet bërë çdo gjë që ta rritim interaksionin dhe dialogun zyrtar por edhe atë ekonomik dhe të shoqërisë civile me Kijevin.”/