Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-kryediplomati: Kurti, një kryeministër gënjeshtar inteligjent që nuk e ka hallin e Kosovës

 
   

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka kritikuar kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova vuan nga presidentja Osmani dhe nga kryeministri “gënjeshtar intelegjent”.

“Po mjaft më more të paftyrë e të papërgjegjshëm se e morët në qafë këtë vend. I morët në qafë të gjithë, përfshi këtu edhe “40%-in e analfabetëve funksionalë”.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Establishmenti politik në Kosovë, e besa edhe shoqëria në Kosovë kanë marrë turr me i “drejtu politikat parazgjedhore amerikane” thua se kanë fuqi magjike dhe se e kanë luksin të mirren me gjëra që shkojnë larg përtej orbitës së tyre miniaturale.

Mozomakeq!

Kosova e mjerë me një që e quan veten presidente e cila kërkon që Kosova të kthehet në kohën e parashpalljes së pavarësisë, edhepse uroj te jet e vetëdijshme se askush nuk e pyet “kur është Bajrami i…….”.

Kosova e mjerë me një kryeministër gënjeshtar intelegjent që nuk e ka hallin e Kosovës por që për synim ka “riformatimin e botës”

Kosova e mjerë, pa një alternativë real-politike të mirëfilltë…….

Po mjaft më more të paftyrë e të papërgjegjshëm se e morët në qafë këtë vend. I morët në qafë të gjithë, përfshi këtu edhe “40%-in e analfabetëve funksionalë”.