Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ish-kryeministri mos bëjë zhurmuesin”/ Avokatja e caktuar nga shteti për Berishën: Më kanë kërcënuar

efundit

Valentina Teodoresku pretendon se ajo është shantazhuar pasi GJKKO e caktoi për të mbrojtur Sali Berishën

Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar nga shteti për Sali Berishën, i është drejtuar me një ankesë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Teodoresku është ankuar për sulmet që sipas saj i kanë bërë gazetarët pas dhënies së masës për Sali Berishën, madje pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar.

Në ankesën drejtuar AMA-s, avokatja e Dhomës së Avokatisë në Tiranë por edhe e listës kryesisht, pohon se ka fakte se ka marrë kërcënime dhe është fyer në disa panele emisionesh. Ajo deklaron se ka kryer punën e saj të paanshme pranë GJKKO-së, teksa i kërkon edhe ish-kryeministrit Berisha që të “mos bëjë rolin e zhurmuesit, por të paraqitet në gjykatë sipas vendimit”.

Avokatja kërkon marrjen e masave, deri në heqjen e licencave, pasi sipas saj po dezinformojnë publikun. Teodoresku u caktua nga shteti, pas përjashtimit të dy avokatëve të Berishës, me arsyetimin se po vononin procesin.