Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-kryenegociatorja: Borrell e Lajçak të japin dorëheqje menjëherë

 
   

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duhet të japin dorëheqje.

“Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak duhet të japin dorëheqjen menjëherë si Ndërmjetësuesit e BE-së për paqen mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vend që të krijonin marrëdhënie paqësore fqinjësore, ata përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiç-it kundër paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter.

Reagimi i Tahirit vjen pas situatës në veri të vendit ku një grup i serbeve sulmuan KFOR-in.