Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-ministri i Shëndetësisë viziton Bolivinë dhe Argjentinën, kërkon njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Amerikës Latine

 
   

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, duket se nuk ka hequr dorë nga kontributi për Kosovën.

Sipas një njoftimit nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, Latifi përmes diplomacisë mjekësore ka kërkuar njohjen e Kosovës nga pesë shtetet të Amerikës Latine.

Ai ka vizituar Argjentinën dhe Bolivinë, ku ka mbajtur disa takime të rëndësishme.

Latifi kishte dhënë dorëheqje vitin e kaluar nga drejtimi i ministrisë së Shëndetësisë gati një vit pas emërimit të tij në këtë pozitë.