Ish-ministrja e Integrimeve Evropane, Mimoza Ahemtaj tha se populli nuk e meriton të ndëshkohet për kryeneçësi të liderëve të ‘papjekur’.
Ajo në RTV21 tha se liderët e shteteve anëtare nesër do të dalin me konkledimet e këshillit dhe sipas saj “ne do ta shohim vetën në pasqyrë se si do të dalim”.
“Unë uroj dhe dëshiroj për shtetin tim që kurrë të mos ketë masa ,sepse nuk e meriton populli, nuk e meriton që për kryeneçësi të liderëve të papjekur të ndëshkohet populli”, tha ajo.
Zyrtarë të BE-së kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të shpallin disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak se Prishtina nuk ka ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën në veri.