Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-polici Rrecaj: Sulmi ndaj KFOR-it ka ndryshuar qasjen e sigurisë në veri

 
   

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, njëherësh avokati Visar Rrecaj, duke përkujtuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë protestave të dhunshme nga serbët në Zveçan, ka thënë se ka ndryshuar qasja institucioneve të sigurisë, duke përfshirë KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

Rrecaj ka theksuar se nga ajo ditë është bërë një shkarje dhe ka ndryshuar qasja e institucioneve të sigurisë atje.

“Situata e ka ndryshuar qasjen edhe të institucioneve të sigurisë që është KFOR-i në Kosovë por edhe të Policisë së Kosovës, sepse deri në atë ditë nuk kemi parë një dhunë në atë nivel të lartë sidomos ndaj KFOR-it,” ka thënë Rrecaj.

Rrecaj vuri në dukje se përveç kësaj, ka filluar edhe vendosja e më shumë rendit në veri të vendit.

“Nuk mund të them që s’ka pasur rend atje, sepse institucionet e sigurisë kanë qenë prezentë, por prej para një viti e tutje kontrolli është shumë më i rreptë dhe strikt, dhe normalisht që vendi është më i qetë”, ka shtuar ai.

Në aspektin politik, Rrecaj konsideron se situata është e favorshme për t’u shfrytëzuar nga Qeveria.

“Është situatë e mirë të përdoret prej Qeverisë, edhe rastin e protestave edhe rastin Banjska”, ka thënë Rrecaj.