Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë

 
   

Ish-presidenti, Hashim Thaçi sapo është nisur për në Hagë.

Ai u largua nga ana tjetër e selisë së Eulex-it në Fushë Kosovë, pas takimit që pati me gruan e vëllezërit.

Trupa të njësive speciale policore të vendit dhe atyre të Eulex-it shihen pranë vendit të ngjarjes.

Ndërkaq qytetarët po vazhdojnë ende protestën e thirrur në shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Speciale në Hagë.