Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-prokurori i njohur: Arben Ahmetaj nuk ka ikur, ai është…

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha në një intervistë për Euronews Albania se shteti shqiptar, prokuroria apo gjykata, nuk mund ta parandalonin largimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ai tha se në bazë të ligjit, Ahmetaj nuk mund të arrestohej pa u marrë leje nga Kuvendi e më pas nga gjykata për të ekzekutuar arrestin, ndërkohë që Ahmetaj, sipas asaj që thuhet është larguar pikërisht ditën kur kreu i SPAK bëri kërkesë për arrestimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Flasim për një shtet ligjor, Arben Ahmetaj ishte nën hetim, ishte politikan, njeri i mençur dhe e dinte se po shkonte drejt penalizimit. Se do shkonte me arrest apo pa arrest këtë procedurë e ka ndërtuar parlamenti i Shqipërisë.

Ai nuk ka ikur, ai është arratisur përfundimisht nga sa po duken punët. Ai ka ikur ditën kur Prokuroria e Posaçme ka Kërkuar leje kuvendit për të kërkuar leje në Gjykatë për këtë.

Logjikisht duhet të ketë ikur për këtë. Problemi është se nuk duhet të bëjmë politik me këtë. Teknikisht me ligjin që ke për deputetët ti nuk kërkon dot masë sigurie arrest me burg në rast se nuk shkon në parlament të japë leje parlamenti, të ndryshojnë ligjin”, tha Shkëlqim Hajdari.