Ish-punëtorët e ish-fabrikës ”Llamkos” në Vushtrri kanë protestuar para zyrës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) duke kërkuar shlyerjen e borxhit ndaj tyre.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të ish-punëtorëve të “Llamkosit”, Ragip Hasani, tha se AKP-ja u mbetur edhe 13 paga borxh.
Gjykata Ekonomike në Prishtinë, para pak ditësh kishte marr vendim që të nxjerr në shitje fabrikën e Llamarinës “Llamkos”, përmes ankandit publik në afat kohor prej 60 ditësh.
Privatizimi i fabrikës së “Llamkosit” në Vushtrri kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 kjo ndërmarrjes ka mbetur në proces të falimentimit. Si pasojë e mos punës edhe borxhet ndaj punëtorëve kanë shkuar duke u rritur.