Punonjësit e NGB “Rilindja” organizuan tubim protestues në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e takimit me kryetarin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ata kanë bërë disa kërkesa, e njëra ndër to ishte edhe dhënia e 20 përqindeshit.
Zeqir Bekolli, nga ‘NGB Rilindja’, kërkoi qe të iu jepet pagesa e mbetur e 20 përqindeshit, gjithashtu kërkuan edhe dhënien e pronës prej 5.5 hektarë si dhe dhënien e pagesës tjetër të 20 përqindeshit.
Një tjetër kërkesë e punonjësve ishte edhe prona në Tiranë që sipas tyre është uzurpuar.
“Pagesën e mjeteve të mbetura të 20 përqindëshit dhe pagesë e 20 përqindëshit për 5.5 hektarë truall. Njësia e gazetës “Rilindja” ka edhe një kërkesë për AKP-në që lidhet me pronën tonë në Tiranë, e uzurpuar që nga viti 2005, të na lirohet”, tha Bekolli.
“Me këtë rast e kemi edhe një kërkesë për AKP-në e ajo lidhet me pagesën e kontributeve për punëtorët e “Rilindjes”, në mënyrë që të marrim pensionin e plote kontributdhënës. Kjo mund të bëhet për faktin se AKP-ja i ka marrë përsipër obligimet e ndërmarrjes”, shtoi Bekolli.