Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson ka komentuar situatën aktuale në Kosovë, specifikisht rrezikut nga kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet. Njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë forcën”, u shpreh ish-sekretari Robertson.
Ndaj kësaj deklarate, i replikoi deputetja britanike Alicia Kearns.
”Nuk mund të mendoj një shembull ku në 4 vitet e fundit kemi treguar forcë”.
Derisa Robertson ia ktheu:
“Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”.