Performanca e Departamentit të Shtetit dhe diplomacisë amerikane në rajonin tonë dhe në kontekstin e marrëdhënieve të Republikës e Serbisë dhe të Republikës së Kosovës, ajo që ndodhi disa ditë më parë për sa i përket reagimit zyrtar nga Uashingtoni nuk është një befasi, por në fakt është produkt i qëndrimit aktual amerikan, thotë ambasadori Miodrag Vllahoviq, kryetar i Komitetit Malazez të Helsinkit dhe ish-shef i diplomacisë malazeze.
“Në këtë kuptim, reagimi i parë i Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken ishte më pak i pritshëm. Unë jam i sigurt se ju kujtohet se në reagimin e tij të parë ai kishte një konotacion – i cili në mënyrë drastike injoroi atë që në të vërtetë ndodhi në Kosovë në ato ditë. Për të pasur të nesërmen një korrigjim të caktuar në aspektin e të kuptuarit dhe të pranimit se ka pasur fenomene dhe zhvillime në situatën për të cilën po flisni”.
Ky nuk është një reagim spontan i qytetarëve të pafajshëm apo njerëzve të cilëve u kërcënohen të drejtat, thekson Vlahoviq, “por një aksion i koordinuar në të cilin marrin pjesë (ka video) persona të regjistruar si anëtarë të grupeve të ndryshme kriminale dhe që kanë lidhje me regjimin në Beograd”-shtoi ai në intervisten për TheGeoPost.
Diplomati malazez i referohet edhe situatës jashtëzakonisht komplekse në Mal të Zi, duke thënë se Mali i Zi është nën dominimin e një mesatareje, mediokritetit, grupeve politike, figurave politike dhe projeksioneve që nuk kanë njohuri elementare, finesë dhe vizion.