
Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare.
Por njerëzve nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit.
Meridiani, Joni dhe Mario i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë. Madje Mario ka qenë i ftuar në dasmë dhe ka postuar foto me nusen.
Pas këtij veprimi, ndjekësit kanë vënë re se në çështje minutash, Kiara e ka hequr Marion nga lista e personave që ndjek.
Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçare për të cilën këngëtari ka folur disa herë edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.