Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Isha një nuse e pabindur”, Aurela Gaçe u bë shumë romantike në 10 vjetorin e martesës

Një vajzë e fortë, e bukur, e suksesshme dhe tashmë plot 10 vite një grua dhe mama shembullore për bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Nëse do përmendim Aurela Gaçen mendimet e para që na vijnë janë këngët dhe zëri i saj, që kur i dëgjon pas shumë vitesh përjeton të njëjtën ndjesi sikur të dëgjohej për herë të parë. Por në fakt jo vetëm këngëtare, ajo është një zë i fuqishëm edhe për të drejtat e grave që gjithmonë i ‘bërtet’ sa herë t’i jepet mundësia.

Sot në shtëpinë e saj dhe të Skerdit ka festë, kjo ditë shënon 10 vite që nga momenti kur dashuria e tyre u kurorëzua në martesë. Ndaj disa fjalë të ëmbla për bashkëshortin ajo i ka ndarë edhe me ndjekësit në instagramin e saj.
“Deri sa të kem frymë, me ty !

( nuk i shpreh dot këtu ato çfare mban zemra) por e falënderoj Zotin përdite që kryqëzoi rrugët tona.
Më bëre të besoj në një ndjesi që se dija se ekzistonte!

Shpirt i shpirtit tim !”, shkruan këngëtarja.

Por nga Aurela nuk mund të mungonte edhe një postim “karagjoz”.

“Mbasi shfletuam albumin, vajza e vogël pyeti
– Po unë ku isha? Në shtëpi? 🤣🤣🤣

S’ka faj, duhet një dasëm.e dyte🙈

Isha një nuse e pabindur Geraldine 😅 ku bashkoheshin ideja e nuses klasike të perzjerê me pak “alla soj Aurele”, shkruhet në postimin vijues të Aurelës.

https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c0e67997-3850-4a6c-817f-89dfd2834d5c