Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ishim të detyruar”/ Gjykata britanike dënon me burg 2 shqiptarët, ja për çfarë i akuzon (EMRAT)

Dy shqiptarë janë dënuar me dy vjet burgim në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke punuar në një fermë kanabisi.

Eduard Pula, 28 vjeç dhe Florian Daci, 24 vjeç, u arrestuan teksa kujdeseshin për bimët e kanabisit dhe jetonin brenda të njëjtës ndërtesë, në Rrugës Lancaster në Preston.

Gjatë kontrollit të policisë, ata dhe një bashkëpunëtor i tretë tentuan të ikin duke u hedhur nga çatia por u rrëzuan nga tetë metra lartësi e pësuan dëmtime fizike që ua bënë të pamundur arratsijen dhe kështu përfunduan në pranga.

Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë të kapur në Britani, edhe ata deklaruan para gjykatës se ishin të detyruar të punonin në shtëpi bari, pasi duhet të paguanin borxhin që kishin ndaj trafikantëve që i çuan në Angli me gomone.