Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Ishte dashuri me shikim të parë”- Ish-banorja e BBV flet për ndarjen nga babai i vajzës: Ja pse erdhi fundi i marrëdhënies tonë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Karaj, ka rrëfyer më shumë rreth jetës së saj personale gjatë një interviste. Teksa po fliste për babain e vajzës së saj, modelja tregoi se ndarja erdhi pas lindjes së të voglës së tyre për shkak të keqkuptimeve në çift, pasi prespektivat që ata kishin për jetën ishin të ndryshme.

Megjithatë, Sara tha se ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe ka një marrëdhënie të mirë me ish-partnerin.

“Vajza ime është rritur me plot dashuri. Jemi çdo ditë me njëri-tjetrin, se jetojmë në një lagje me familjarët. Me babain e saj unë jam njohur, kam ndenjur tre-katër vite me të, është shqiptar. Ka marrëdhënie të mira me vajzën, por ne nuk jemi bashkë. Jemi njohur nga një kushëri i largët i përbashkët, që ai e kishte shok. Kemi dalë për kafe dhe aty m’i kishte ngjitur sytë. Ka thënë kjo do të jetë nusja ime.

Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk kemi bërë dasmë. Kemi pasur bashkëjetesë dhe fejesë. Dasmë nuk bëmë, se ra COVID-i, lindi fëmija, pastaj ndarja dhe nuk bëmë, por nuk më ka ngelur merak që nuk e kam bërë. Kemi pasur disa keqkuptime në çift, janë gjëra që ndodhin pas lindjes së fëmijës. Ai kishte perspektiva të tjera dhe unë të tjera. Ka qenë një vendim i përbashkët”, u shpreh Sara Karaj në emisionin “Ftesë në 5”.