Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, në banesë e një çifti të moshuarish.
Sipas informacioneve të para, mësohet se në momentin e shpërthimit brenda banesës gjendej çifti u të moshuarve, prej të cilëve ka marrë dëmtime 70-vjeçari Shtjefen Tushi.
Ky i fundit ishte duke përgatitur kafe në momentin e shpërthimit, ndërsa raporotohet se ai ka marrë lëndime në duar, pasi ka tentuar të shuajë flakët në banesë.
70-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, u bë i mundur neutralizimi i flakëve në banesë.