Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri me familjen, si u ekzekutua djali i “buzëderrit” në Vlorë

Një atentat i mirë organizuar i mori jetën 23-vjeçarit Gëzim Sinomataj mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë.

I kthyer pak ditë më parë nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri pranë familjes, 23-vjeçari u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, duke ndërruar jetë në vend. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjës, ndihmuar edhe nga errësira, dhe dogjën automjetin tip “BMË” me të cilin dyshohet se kryen krimin. Automjeti u gjet nga policia duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

Emri i tij, veçanërisht mbiemri është i njohur për drejtësinë. Para disa kohësh i është vendosur dhe tritol në afërsi te banesës së tij.

22-vjeçari Gëzim Sinomataj është djali i Sokol Sinomataj i cili njihet me nofkën “buzëderri”. Ai u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, pasi kishte marrë leje në burgun e Peqinit dhe nuk u kthye më.