Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ishte me të dashurën, sulmohet nga ish-bashkëshortja dhe vajza e tij një person në Mitrovicë

Një person ka lajmëruar policinë se derisa ishte me të dashurën e tij është sulmuar nga ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij.Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, rreth orës 16:50.

“Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 29.03.2024 – 16:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij).

Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.