Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ishte në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, policia njoftim zyrtar: Si u arrestua në Dubai ish-anëtari i bandës së Durrësit (EMRI)

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin në Dubai, të Julian Meçes, ish anëtar i bandës së Durrësit, i cili ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja.

Në një njoftim zyrtar, policia sqaron se 47-vjeçari u arrestua në Dubai në kuadër të operacionit të koduar “Tentativa”, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Meçe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, Julian Meçe në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ky i fundit mbeti i vrare.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabi, operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Pas shkëmbimit të informacioneve mes dy palëve, kapet në Dubai dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.

Vijojnë procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 47-vjeçarit të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka shkëmbyer informacion për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Dubai. Në bazë të informacioneve të shkëmbyera mes palëve, është organizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”, si rezultat i të cilit është kapur në Dubai dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. M., 47 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, shtetasi J. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit A. N. (me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës), A. L. dhe shtetasi A. M. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi A. M. dhe dhe janë plagosur shtetasit A. N. dhe A. L.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabin, për ekstradimin e shtetasit J. M., drejt vendit tonë.