Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje për vrasjen tronditëse të Liridona Ademajt në Prishtinë.
Koka tha se Naim Murseli, burri i saj i cili akuzohet për vrasjen ka shfaqur shenja lumturie gjatë varrimit.
“Në një moment që përshëndet njerëzit, aq lodhet saqë i bie dajres. Ka njëlloj lumturie”-tha Koka.
Ndërkohë sipas psikologes Lenida Halilaj, vrasja e Liridona Ademit nuk është një krim pasioni, por një krim me qëllim për të fshehur një krim tjetër.
Halilaj shprehet se Liridona është vrarë për të mbyllur disa hesape të tjera.
“Mund të ketë qenë i parashikuar shumë kohë më përpara. Ka pasur njëlloj nxitimi. Ne nuk i dimë raportet që kanë pasur më përpara. Ky nuk është krim pasioni. Ky është një lloj krimi për të mbyllur disa hesape, por vetëm për të fshehur një krim.”-u shpreh psikologia.