![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/ishte-zhdukur-prej-11-ditesh-gjendet-ne-gjendje-te-rende-burri-nga-skenderaj_64d601f889da9.jpeg?resize=850%2C491&ssl=1)
Njëmbëdhjetë ditë pas zhdukjes është gjetur i gjallë Ukshin Ademi nga Kozhica e Skenderajt.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët për portalin rajoni.org.
Ata kanë bërë me dije se familjari i tyre është gjendur në gjendje të rënë shëndetësore.
Familjaret kanë treguar se Ukshini është gjetur në frashtin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.
Ata kanë treguar se familjari i tyre është gjendur i rraskapitur dhe i paushqyer.
I njëjti tashmë është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.