Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë të premten, raportojnë mediat ndërkombëtare.
ISIS-i ka bërë njoftimin në kanalin e vet në Telegram, ndërkohë që lajmi është publikuar edhe në platformën X.
Si pasojë e sulmit të armatosur, raportohet për të paktën 40 të vrarë e qindra të plagosur. Akoma nuk ka të arrestuar për rastin.
Sulmi është dënuar nga Bashkimi Evropian, ShBA, Turqia.
BREAKING:
ISIS claims responsibility for the terror attack in Moscow pic.twitter.com/izIzHUHIZF
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 22, 2024