Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Islanda bëhet vendi i parë anëtar i NATO-s që mbyll ambasadën në Rusi

Islanda është bërë anëtari i parë i NATO-s, që ka pezulluar zyrtarisht operacionet e ambasadave brenda Rusisë.

Ishte në fillim të qershorit që Reykjavik njoftoi synimin e tij për të mbyllur ambasadën e tij, por ai ka hyrë në fuqi sot.

Zyrtarët i kërkuan gjithashtu Rusisë të zvogëlojë përfaqësimin e saj diplomatik në Rejkjavik.

Islanda ka pasur një ambasadë në Moskë që kur fitoi pavarësinë në vitin 1944, me përjashtim të një periudhe të shkurtër në vitet 1950 kur tregtia midis vendeve u ndërpre.

Por Islanda ka këmbëngulur se mbyllja e sotme nuk është krijuar për t’i dhënë fund marrëdhënieve diplomatike.

Ministrja e Jashtme i Islandës, Thordis Gylfadottir, tha se rivendosja e marrëdhënieve normale me Rusinë do të varet nga vendimet e marra nga Kremlini.

“Situata aktuale thjesht nuk e bën të zbatueshme për shërbimin e vogël të jashtëm të Islandës që të operojë një ambasadë në Rusi,” tha ajo.

Në përgjigje të mbylljes, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ajo “shkatërron” bashkëpunimin midis vendeve, duke shtuar: “Të gjitha veprimet anti-ruse të Rejkjavikut në mënyrë të pashmangshme do të nxisin një përgjigje”./Top Channel