Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Itali, Kurti merr pjesë në koncertin që u mbajtë në Panteonin e Lashtë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se mbrëmë ka qenë në ambientet magjepsëse të Panteonit të lashtë, në njërin nga reliktet më të ruajtura të arkitekturës monumentale romake.

Ai ka marrë pjesë në koncertin e organizuar nga Rrjeti shqiptar i bizneseve në diasporë dhe Fondacioni Kardinal “Domenico Bartolucci”.

I pari i vendit, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë artistët dhe organizatorët për realizimin e këtij koncerti.

“Veprat e kompozitorit Joseph Vella, nën dirigjim të orkestrës dhe korit nga Maestro Michelle Manganelli, me interpretim të Orkestrës Simfonike Romake, Korit Ndërkombëtar të Operas, nga solistët Adelina Paloja, Maria Tomassi, Maria Ratkova, Klodjan Kaçani, Paolo Civarelli dhe Federico Beneti, u ekzekutuan në mënyrë të përkryer”.

“Momenti kulminant i koncertit u arritë gjatë interpretimit të veprës operistike në gjuhën shqipe “Lavdi i qoftë Zotit” (August Niemeyer) nga tenori Klodjan Kaçani. Në një lokacion të privilegjuar të ndërthurjes ndërmjet artit dhe besimit, edhe një herë u bëmë dëshmitar të fuqisë ndërlidhëse të artit për të tejkaluar kufijtë fizik e kulturor, duke bashkuar popuj e kultura të ndryshme”, ka thënë Kurti.