Një bllokim trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm për shkak të një aksidenti masiv, shkaktuar si pasojë e mjegullës së dendur në autostradën A1 jashtë qytetit verior italian të Parmës.
Sipas të dhënave të deritanishme janë plagosur 30 persona, nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Parmës.
Helikopterët sollën menjëherë ndihma me gjak në vendin e aksidentit. Autostrada është mbyllur dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, mjetet e ndihmës së parë, karabinierët dhe policia.