Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka folur për herë të parë pasi iu bashkua LDK-së.
Salihu tha se e ka menduar mirë hyrjen e tij në politikë, dhe u shpreh i bindur se me liderin e LDK-së, do ta çojnë vendin përpara.
“Me Lumirin lider që ka elemente fenomenale me qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Rinia dhe sporti do të jenë temat kryesore për mua. Dua të jem shembull për të rinjtë. LDK është adresë për të rinjtë.
Mundësinë që ma dha LDK-ja dua t’u tregojë të rinjve që Kosovën nuk duhet ta braktisin. Nuk futem diku me u djeg nëse nuk jam i sigurt, besoj në LDK-në, besoj në Abdixhikun, jam në duar të mira”, tha Salihu.