Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Iu gjetën drogë në çorape, e pësojnë keq dy shqiptarët në Itali

Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për trafik droge. Në pranga ka përfunduar edhe bashkëpunëtori i tij 37 vjeç, po ashtu me origjinë shqiptare.

Pas një operacioni antidrogë, dyshja u vunë në pranga teksa po parkonin makinë. Gjatë kontrollit fizik, në çorapet e njërit prej tyre u gjetë 5 doza kokaine, të bëra gati për shitje.

Kontrollet nga autoritetet italiane vijuan edhe në banesat e tyre, ku në shtëpinë e 18-vjeçari në Rimini, u gjetën rreth 65 gram kokainë dhe 35 mijë euro të fshehura brenda një dysheku. Dyshohet se paratë janë siguruar nga shitja e drogës.

Ndërkohë nga kontrollet në banesën e 37-vjeçari nuk u gjet asgjë, por u zbulua se ai ndodhej ilegalisht në Itali, pasi ishte dëbuar më parë. Për dy shqiptarët u caktua masa arrest në burg.