Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Iu vdiq djali”, Halil Kastrati tregon rastin e rëndë që e përloti

 
   

Humanisti Halil Kastrati ka treguar një rast të dhimbshëm në emisionin “Kosova today”.

Pasi shoqata e tij “Jetimat e Ballkanit” ia ndërtoi shtëpinë një familjeje në komunën e Shtimes, një ish-ushtari të UÇK-së, atyre iu ndodhi një fatkeqësi.

Kastrati tregoi se familjes i vdiq djali 18-vjeçar pak ditë pasi i kishin kërkuar ndihmë për ta punësuar.

“Në komunën e Shtimes, një ish-ushtar i UÇK-së, pasi ia dhamë lajmin se po bëhet me shtëpi të re, duke dalë nga shtëpia më tha “e kam djalin 18-vjeçar, është pak i dobët, kam nevojë me e përkrah, me e sistemu diku në punë”. Dhe unë i thash bëj selam djalit, dhe lë të vjen të punojë tek ne”, tregoi Kastrati në emisionin “Kosova today”.

“E kanë prit me gëzimin më të madh këtë ofertë, por për fat të keq, papritur pa qenë i sëmurë, djali vdes para se të fillonte punën. Lajmin e morëm nga babai i tij”, tha më tej humanisti.

Tutje, Kastrati falënderoi shqiptarët ndaj të cilëve tha se është mirënjohës, pasi me ndihmat e tyre ia dhanë mundësinë atij dhe shoqatës së tij, të ndalin shumë lot e dhimbje në familjet shqiptare.

“Për gjithë shqiptarët, jam mirënohës deri në frymën e fundit të jetës time, jo pse dërgoni donacion, por me ndihmat e tyre ata na dhanë mundësinë t’i përjetojmë këto e të fshijmë lotë, e të ndalim shumë ofshama”, tha Kastrati.