Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ashtu siç veproi Lumir Abdixhiku.
Për këtë dështim, AAK ka treguar arsyetimin.
“Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit.
Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar” ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.