Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli arreston një qytetar, e akuzon se po planifikonte të vriste Netanyahun

Policia në Izrael ka arrestuar një qytetar izraelit, që pretendon se ishte rekrutuar nga Irani për të vrarë zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, thanë autoritetet më 19 shtator.

“Një qytetar izraelit ishte rekrutuar nga inteligjencës iraniane për të vrarë figura izraelite. Ai ishte futur dy herë fshehurazi në Iran dhe kishte pranuar pagesa për të kryer misione”, tha policia dhe Shin Bet.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Në mesin e personave të shënjestruar, sipas njoftimit, ishin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, shefi i shërbimit të sigurisë Shin Bet, Ronen Bar, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Sipas një dokumenti të gjykatës, që e ka siguruar AFP-ja, personi i arrestuar u identifikua si Mordechai Maman nga Ashkeloni, i lindur më 1952. Në këtë dokument thuhet se ai është i arrestuar që nga 29 gushti.

Në deklaratën e përbashkët të institucioneve të sigurisë u tha se i arrestuari ishte “një biznesmen që ka jetuar në Turqi për një kohë të gjatë” dhe mbante kontakte me turqit dhe iranianët të cilët e njoftuan atë përmes telefonit me një biznesmen iranian të quajtur Eddie.

Izraeli pretendoi se ka kishte vizituar Iranin në maj të këtij viti, ishte takuar me Eddien, por Eddie “kishte pasur vështirësi” që të largohej nga Irani.

Po ashtu u tha se i arrestuari ishte takuar me dikë që quhej Hajjah, që e kishte prezantuar me një operativ të sigurisë iraniane.

Izraeli tha gjatë këtij udhëtimi, të arrestuarit i ishte kërkuar që të kryente misione të sigurisë në Izrael, përfshirë transferimin “e parave apo armëve”, të fotografonte vende publike të frekuentuara dhe që të kërcënonte izraelitë të tjerë, në mënyrë që të rekrutoheshin nga Teherani, shkruan REL.

Autoritetet izraelite pretenduan se ai kishte shkuar në mënyrë të paligjshme në Iran në gusht dhe derisa ishte atje, “ai u takua me agjentë të tjerë të inteligjencës iraniane dhe iu kërkua që të kryente aktivitete terroriste për Iranin në tokën izraelite, përfshirë vrasje”.

Disa nga personat, që ishte propozuar të vriteshin, sipas Izraelit, synohej të shënjestroheshin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, u tha në njoftim.

Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin për vrasjen, por Izraeli nuk është deklaruar për këtë ngjarje.

Në njoftimin e autoriteteve izraelite u tha po ashtu se të arrestuarit i ishte kërkuar që të kryente edhe detyra shtesë, përfshirë rekrutimin e anëtarëve të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, që të punonin si agjentë të dyfishtë.

Tags: