
Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.
Burimi e BBC thotë se kjo pason takimin e kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit dhe më vete me negociatorët izraelitë në zyrën e tij.
“Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve u arrit pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit dhe më vete me negociatorët izraelitë në zyrën e tij”, ka deklaruar burimi.
Kjo marrëveshje do të lejojë qindra mijëra njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës dhe Gazën jugore të kthehen në shtëpitë, fshatrat dhe qytetet e tyre.
Një çështje shumë e rëndësishme për palestinezët është se një pjesë e marrëveshjes përfshin 600 kamionë ndihma [çdo ditë të armëpushimit] dhe furnizime mjekësore, duke përfshirë tenda, që lejohen në Gaza nga vendkalimi Rafah.