Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu kanë arritur marrëveshje për armëpushim, pasi kabineti i sigurisë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e miratoi propozimin të martën vonë.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e Netanyahut dhe nga presidenti amerikan, Joe Biden.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Më herët, Netanyahu tha se do t’i kërkote kabinetit të tij ta miratote propozim për armëpushim me Hezbollahun, për ta hapur rrugën për t’i dhënë fund luftës gati 14-mujore.

“Ne do ta zbatojmë marrëveshjen dhe do të përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje. Së bashku, ne do të vazhdojmë deri në arritjen e fitores”, tha Netanyahu në një adresim televiziv.

Ky armëpushim nuk ndikon në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës, e cila nuk po tregon shenja se mund të përfundojë. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./rel