Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli i vazhdon bombardimet në Liban

Ushtria izraelite i ka vazhduar të dielën sulmet ajrore ndaj grupit militant Hezbollah në Liban, një ditë pasi u konfirmuar vrasja e shumë komandantëve të Hezbollahut, përfshirë Hassan Nasrallahun, liderin e kamotshëm.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditën “dhjetëra shënjestra terroriste të Hezbollahut” në Liban, përfshirë “raketahedhës të cilët ishin kthyer në drejtim të tokës izraelite, struktura në të cilat ishin fshehur armët dhe infrastruktura të tjera terroriste të Hezbollahut”.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Raportohet se 11 njerëz u vranë nga sulmet e së dielës. Mbi 700 janë vrarë prej se Izraeli i nisi bombardimet e pareshtura të hënën e 23 shtatorit.

Një burrë tregon një foto të Hassan Nasrallah, sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, ndërsa njerëzit demonstrojnë kundër Izraelit dhe sulmit në Liban, në Teheran, më 28 shtator.

Ndërkohë, numri i të zhvendosurve nga lufta në jug të Libanit është dyfishuar dhe tani ka arritur në 211.000, sipas Kombeve të Bashkuara.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Marina izraelite e shkatërroi një raketë që po shkonte në drejtim të Izraelit nga Deti i Kuq, ndërsa tetë raketatë tjera të shkrepura nga toka libaneze ranë në zona të hapura, tha ushtria izraelite.

Nasrallahu u vra gjatë sulmeve masive ajrore të Izraelit kundër selisë qendrore të këtij grupi në jug të Bejrutit të premten.

Vrasja e Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe Iranin. Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj.

(FILES) A file handout picture obtained by AFP from the office of Iran’s Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei on September 28, 2019, shows Lebanon’s Hezbollah leader Hassan Nasrallah during what the office said was an “exclusive discussion” with members

Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë të luftojë kundër Izraelit pas vrasjes së tij dhe ka vazhduar të hedhë raketa drejt Izraelit edhe të dielën.

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Hezbollahut ka rritur frikën se konflikti mes tyre mund të dalë nga kontrolli dhe ta zhysë edhe Iranin dhe Shtetet e Bashkuara në të.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit paralelisht me luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – një grupi tjetër të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Hezbollahu thotë se po e lufton Izraelin në mbështetje të Hamasit, i cili e kreu një sulm në jug të Izraelit tetorin e kaluar duke e nxitur luftën në Gazë.

Më shumë se 1.670 njerëz, përfshirë 104 fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban prej 8 tetorit të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.